I dha ndihmën e parë të aksidentuarve në Tiranë, Proda nderon efektivin me certifikatë: Mision ligjor dhe Human

I dha ndihmën e parë të aksidentuarve në Tiranë, Proda nderon efektivin me certifikatë: Mision ligjor dhe Human

Nënkomisar Paulin Drolla, me detyrë shef rendi në Komisariatin e Policisë Vlorë, është vlerësuar me Certifikatën për Shërbime të Dalluara, për reagimin profesional që ka bërë mëngjesin e djeshëm, në aksin Elbasan–Tiranë. Ai po udhëtonte drejt Tiranës për ndjekjen e një trajnimi në Akademinë e Sigurisë, kur në dalje të tunelit të Krrabës konstatoi një aksident rrugor ku ishin përfshirë dy automjete, njëri prej të cilëve kishte dalë nga rruga dhe brenda ndodhej një person i dëmtuar. Duke qenë me veshje civile, Nënkomisar Drolla u prezantua si punonjës policie, veshi një jelek me mbishkrimin “Policia”, njoftoi ambulancën dhe shërbimet e Policisë Rrugore, si dhe mori masa për të shmangur përfshirjen e mjeteve të tjera, pasi njëri nga drejtuesit e automjeteve kishte dëmtime fizike dhe pamundësi...