Manjola Nikollo reagon pas emërimit si nën.kryetari bashkisë dhe sulmeve nga dega e PD Sarandë

Manjola Nikollo reagon pas emërimit si nën.kryetari bashkisë dhe sulmeve nga dega e PD Sarandë

Në një intervistë, Manjola Nikollo ka shpjeguar arsyet që e detyruan të pranonte funksionin e nënkryetares në Bashkinë e Sarandës. Ajo tregon se pas kandidimit në primare për kandidate për deputete, nisën konfliktet me deputeten Ina Zhupa, e cila – sipas Nikollos – përdori funksionin e saj për të ndikuar te anëtarësia, madje edhe për të manipuluar procesin e votimit. “Në kutinë e Konispolit dolën 20 vota më shumë se numri i votuesve,” – shprehet ajo. “Pas atij momenti u detyrova të jepja dorëheqjen.” Nikollo shton se më pas u largua nga çdo funksion në parti dhe madje u hoq edhe nga grupi i WhatsApp-it të strukturës. “Nuk u ftova në asnjë takim të PD Sarandë, as gjatë fushatës dhe as pas saj,” – tregon...