Pini dekafeinato? Ja çfarë duhet të dini rreth saj dhe ndikimit në organizëm

Pini dekafeinato? Ja çfarë duhet të dini rreth saj dhe ndikimit në organizëm

Shumë njerëz që nuk mund të pijnë kafe me kafeinë për shkak të tensionit të lartë, ankthit, problemeve me gjumin apo tretjen e zëvendësojnë atë me kafenë dekafeinato (pa kafeinë). Por a është vërtet e padëmshme kjo alternativë? Çfarë është kafeja dekafeinato?Kafeja dekafeinato prodhohet duke hequr shumicën e kafeinës nga kokrrat e kafesë, por asnjëherë nuk është 100% pa kafeinë. Zakonisht përmban 1–3 mg kafeinë për filxhan, krahasuar me rreth 70–100 mg që gjenden në një kafe normale.Pra, është shumë më e lehtë për trupin, por jo plotësisht “pa efekt stimulues”. A është e dëmshme?Në përgjithësi jo, për shumicën e njerëzve dekafeinato është një zgjedhje e mirë. Megjithatë, ka disa gjëra që duhen ditur: Mund të ketë pak kafeinëEdhe kjo sasi e vogël mund të...