Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Lissus Art” ndalet në Theth e Bogë, kolonia e piktorëve vendoset në zemër të alpeve shqiptare
Thethi dhe Boga, dy prej perlave të alpeve shqiptare, u zgjodhën si destinacion i radhës i kolonisë së piktorëve “Lissus Art”, në ndalesën e saj të katërt. Gjatë katër ditëve, 20 prej piktorëve më të njohur në vend punuan në zemër të alpeve shqiptare, duke sjellë në telajo magjinë e peizazheve malore, por edhe bukurinë e kostumeve tradicionale të burrave dhe grave të zonës. Organizatori i kolonisë, Dedë Maluta, i cili prej dy vitesh bashkon artistë nga e gjithë Shqipëria, thekson se synimi kryesor është të ruhet dhe të ringjallet tradita e pikturës së peizazhit tek brezat e rinj . Kolonia e piktorëve shqiptarë prej dy vitesh udhëton në disa prej zonave më të bukura të vendit, nga veriu në jug, me qëllim të evidentojë...