Gjykata Kushtetuese deklaron mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njoftohen Presidenti dhe Kuvendi

Gjykata Kushtetuese deklaron mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njoftohen Presidenti dhe Kuvendi

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e paraqitur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja. Gjykata ka deklaruar se mandati i gjyqtares Sonila Bejtja ka përfunduar më 25 prill 2025. Po ashtu, institucioni ka urdhëruar njoftimin e Presidentit të Republikës si organi i emërtesës, si dhe njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë. Tanimë presidenti Bajram Begaj ka hapur garën për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. NJOFTIMI I PLOTË:  Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi relatoren e çështjes Holta Zaçaj, mori në shqyrtim kërkesën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë (Presidenti) për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues emërtesë e tij, administroi dokumentacionin e nevojshëm, si dhe diskutoi çështjen në tërësi, Vëren: Rrethanat e çështjes Me vendimin nr. 84,...