Indi/ Autobusi përfshihet nga flakët pas aksidentit, dhjetëra pasagjerë digjen të gjallë

Indi/ Autobusi përfshihet nga flakët pas aksidentit, dhjetëra pasagjerë digjen të gjallë

Një autobus pasagjerësh shpërtheu në flakë pasi u përplas me një motoçikletë , duke vrarë 25 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë në Indinë jugore. “Zjarri u përhap brenda pak minutash në autobus, duke zënë në kurth dhjetëra pasagjerë. Disa arritën të thyenin xhamat dhe të hidheshin jashtë me lëndime të lehta, ndërsa të tjerë u dogjën para se të mbërrinte ndihma”, tha oficeri i policisë Vikram Patil. Autobusi mbante 44 persona, shumë prej të cilëve po flinin në kohën e përplasjes. Deri më tani, 15 pasagjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar në spital. Shoferi i motoçikletës, i cili nuk është identifikuar, gjithashtu u vra. Sipas autoriteteve, motoçikleta goditi pjesën e pasme të autobusit, duke shkaktuar shkëndija që i vunë flakën rezervuarit të karburantit...