Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Përhapja e gripit të shpendëve në Evropë ngjall shqetësim të madh
Përhapja e gripit të shpendëve në Evropë po shkakton shqetësim të madh midis qeverive dhe industrisë, pasi sëmundja po përhapet më shpejt se në vitet e fundit, raportoi sot agjencia Reuters. Sipas agjencisë franceze të monitorimit të shëndetit të kafshëve (ESA), nga gushti deri në mesin e tetorit janë regjistruar 56 shpërthime të virusit në 10 vende të Bashkimit Evropian dhe në Britaninë e Madhe. Vendet më të prekura janë Polonia, Spanja dhe Gjermania. Këto shpërthime të hershme kanë ringjallur frikën e përsëritjes së krizës së vitit të kaluar, kur virusi shkaktoi vdekjen e dhjetëra milionë zogjve dhe çoi në rritjen e ndjeshme të çmimeve të ushqimeve. Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, disa vende evropiane – përfshirë Belgjikën dhe Francën – kanë urdhëruar mbajtjen...