Përqafimi mes Zelenskyt dhe Starmerit, BBC: Një mesazh i qartë…

Përqafimi mes Zelenskyt dhe Starmerit, BBC: Një mesazh i qartë…

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet këtë të premte, 24 tetor, në Mbretërinë e Bashkuar. Ai shkoi fillimisht në Windsor, ku u prit nga Mbreti Charles, për herë të tretë për këtë vit. Më pas iu drejtua 10 Downing Street, ku zhvilloi një takim me kryeministrin britanik Keir Starmer. Ky i fundit, krah liderit ukrainas, rikonfirmoi “angazhimin absolut për të përballuar sfidën e agresionit rus”. Duke lavdëruar “guximin dhe vendosmërinë” e Zelenskyt, Starmer tha: “Ajo që shohim nga Putini është një mungesë e plotë vullneti për t’u angazhuar” “Besoj se këtë javë mund të ushtrojmë presion të fortë mbi naftën dhe gazin rus. Kemi bërë hapa të mëdhenj përpara që tani”, shtoi ai. Siç shkruan BBC, kryeministri britanik tha se Britania është “mbështetësi dhe aleati më...