Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Balluku e zhytur në krim elektoral dhe korrupsion’/ Vokshi: Thirrje shumë e vonuar e SPAK, Lubia firmosëse e skandaleve më të mëdha
E ftuar në intervistën e ditës në Syri TV, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka komentuar hetimin e nisur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. “Hetimi ndaj Ballukut është shumë i vonuar. Nëse do të ndodhë, është tepër vonë. Unë nuk e di, pasi i kanë thënë që të vijë të hënën, por mund ta kishin marrë siç kanë marrë edhe persona të tjerë. Gjithsesi, mbetet për t’u parë”, u shpreh Vokshi. Ajo theksoi se Partia Demokratike e ka denoncuar prej vitesh Belinda Ballukun për përfshirje në disa nga skandalet më të mëdha me kosto të lartë për buxhetin e shtetit. “Nëse do të ndodhë, është një hap që SPAK nuk kishte pse ta priste...