Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Kushtetuesja deklaron mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, dërgohet tek Begaj
Sonila Bejtja dhe Bajram Begaj TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e paraqitur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja. Vendimi është marrë në mbledhjen e datës 24 tetor 2025. Në dispozitivin e vendimit, Gjykata ka konstatuar se mandati i gjyqtares Bejtja ka përfunduar më 25 prill 2025, duke urdhëruar njëkohësisht njoftimin e Presidentit të Republikës si organi i emërtesës, si dhe njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë. Njoftimi: Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore...