SPAK godet në veri/ Kryetari i Bashkisë Vau Dejës përballet me drejtësinë për korrupsion zgjedhor

SPAK godet në veri/ Kryetari i Bashkisë Vau Dejës përballet me drejtësinë për korrupsion zgjedhor

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, më 23 tetor 2025, është dërguar për gjykim procedimi penal nr. 49/1 i vitit 2025, i ndarë nga procedimi penal nr. 49/2025, që lidhet me hetime të zhvilluara për veprimtari të paligjshme gjatë zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025. Gjatë hetimeve, të zhvilluara përmes metodave speciale hetimore si përgjime telefonike, vëzhgime në terren dhe veprime të tjera procedurale, SPAK ka...