Balluku nën hetim nga SPAK? Zv.Kryeministrja reagon nga treni në Zvicër! (video)

Balluku nën hetim nga SPAK? Zv.Kryeministrja reagon nga treni në Zvicër! (video)

Ditën e sotme disa media raportuan se zv.Kryeministrja, njëkohësisht Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, është thirrur për tu paraqitur në SPAK ditën e hënë, si person nën hetim. Megjithatë, Prokuroria e Posaçme nuk e ka konfirmuar dhe as përgënjeshtruar lajmin, duke mos bërë asnjë reagim zyrtar, ndërkohë që pyetjeve të gazetarëve u është përgjigjur duke thënë se nuk ka asnjë informacion për të ndarë me mediat. Vetë Balluku, është shfaqur në rrjetet sociale me një video nga Zvicra, ku thotë se do të takohet me ministrin federal për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin dhe se do të ketë një bashkëpunim për hekurudhat. Zv.Kryeministrja nuk ka komentuar lajmet e ditës e sotme. Mbetet e paqartë nëse ajo është thirrur vërtetë në SPAK. VIDEO: