Fundoset varka me migrantë në Turqi, humbin jetën 14 persona

Fundoset varka me migrantë në Turqi, humbin jetën 14 persona

Të paktën 14 persona kanë vdekur pasi një varkë prej gome që po bartte migrantë u fundos në brigjet pranë provincën perëndimore të Turqisë, Mugla, thanë zyrtarët. Autoritetet turke thanë se po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Përmes një njoftimi, Zyra e guvernatorit në Mugla tha se një burrë afgan ka shpëtuar nga fundosja e varkës dhe arriti në brigjet turke, duke alarmuar autoritetet pak pas orës 1 të mëngjesit. Ky shtetas afgan u tha shërbimeve të emergjencës se 18 persona ishin në varkën prej gome, por pak pas nisjes ajo u fundos, u tha në njoftimin e Zyrës së guvernatorit. Ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të gjenin të mbijetuarin e dytë, ndërkaq nxorën nga deti 14 trupa të pajetë. “Operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen me katër...