Bandat muzikore “pushtojnë” Korçën, ekspozitë me instrumente, fotografi e dokumente të rralla

Bandat muzikore “pushtojnë” Korçën, ekspozitë me instrumente, fotografi e dokumente të rralla

Në pedonalen e qytetit te Korçës është çelur një ekspozitë unike që sjell për herë të parë për publikun instrumente, fotografi, kostume dhe dokumente të rralla që lidhen me historinë e bandave muzikore dhe instrumenteve të frymës në qytetin e serenatave. Kuratori i ekspozitës, Ermal Sela, u shpreh se qëllimi i këtij aktiviteti është të afrojë publikun me trashëgiminë muzikore të qytetit, duke e njohur më nga afër me instrumentet dhe historinë e formacioneve të bandave që kanë lënë gjurmë në traditën kulturore shqiptare. Kjo ekspozitë sjell për herë të parë për publikun edhe kostumin e skenës së krijuesit të operës shqiptare, si dhe elementë të tjerë nga formacione të ndryshme muzikore që kanë ndikuar në zhvillimin e muzikës qytetare Mihal Ciko. Një nga pjesët...