Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
EKSKLUZIVE/ Kryeprokurori i Napolit: Mafia shqiptare po ngjitet në majat e krimit ndërkombëtar
Intervistë ekskluzive e gazetares Alba Kepi me Kryeprokurorin e Napolit, Nicola Gratteri, ekspertin më të mirë të fenomenit të mafias në Itali Gazetarja e “Syri TV”, Alba Kepi, ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me një prej figurave më të fuqishme të drejtësisë italiane, Prokurorin e Përgjithshëm të Napolit, Nicola Gratteri, eksperti më i mirë i fenomenit mafioz në Itali. Gratteri, i cili ka dekada që lufton ‘Ndrangheta’-n dhe strukturat mafioze italiane, paralajmëron në këtë intervistë për rritjen e frikshme të mafias shqiptare në skenën ndërkombëtare. Ai e përshkruan atë si një mafie të fortë, të dhunshme, të pasur dhe të organizuar ushtarakisht, që tashmë po fiton terren në Europë dhe Amerikën Latine. Gjatë dy viteve të fundit kjo mafia ka fuqizuar bazat e saj në...