Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kuvendi krijon Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale
Kuvendi i Shqipërisë ka paraqitur projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale. Sipas projektvendimit Komisioni i Posaçëm për Reformën Territotiale do të ketë për objekt të veprimtarisë së tij: a) shqyrtimin e kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore. b) analizimin dhe propozimin e opsioneve për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore. c) analizimin e sistemit aktual të financave vendore dhe rekomandimin e masave për shëndoshjen financiare dhe rritjen e qëndrueshmërisë së njësive të vetëqeverisjes vendore, duke përfshirë forcimin e decentralizimit fiskal, rritjen e të ardhurave vendore, optimizimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e menaxhimit financiar. ç) shqyrtimin e cilësisë dhe aksesit të shërbimeve publike vendore. d) sigurimin e përputhshmërisë së propozimeve me acquis të Bashkimit...