Në beteja mund të ketë edhe humbje, reagon Ali Ahmeti: Do të bashkëpunojmë me të gjitha partitë

Në beteja mund të ketë edhe humbje, reagon Ali Ahmeti: Do të bashkëpunojmë me të gjitha partitë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në fjalën e parë pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale, deklaroi se subjekti që ai drejton do të jetë i hapur për bashkëpunim në balotazh me të gjitha partitë, qofshin ato shqiptare apo jo. Ahmeti kritikoi koalicionin VLEN, të cilin e quajti “Shoqatë e Gazimestanit”, duke theksuar se nga humbësi shpesh del fitues. “Në beteja mund të ketë edhe humbje. Sa i përket balotazhit, do të jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë, si ato shqiptare, ashtu edhe të tjera,” tha Ahmeti. Ai theksoi gjithashtu se BDI ka fituar pesë komuna dhe se partia angazhohet për një shtet unitar dhe politika që e çojnë vendin përpara, duke shtuar se drejtësia nuk duhet të jetë selektive.