Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve
foto ilustruese TIRANË- Sot mbyllet zyrtarisht afati për regjistrimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, në 5 bashki pa kryetar. Partitë politike duhet të dorëzojnë deri në mesnatë, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dokumentet dhe emrat përfundimtarë të garuesve në pesë bashkitë ku do të zhvillohet votimi. Partia Socialiste, me kandidatët Ervin Ceca për Beratin dhe Brunilda Mersini për Vlorën i kanë dorëzuar dokumentaconet mesditën e sotme. Ndërkohë kandidatët e tjerë, Florenc Doka në Cërrik, Altin Bojni në Mat dhe Gramoz Sako në Tepelenë, do i dorëzojnë dokumentet e kandidimit në KZAZ pasi janë bashki të vogla. Gjithashtu, edhe këshiltari i PD-së në Vlorë, Gjergj Nika, ka dorëzuar dokumentet e kandidimit si kandidat i pavarur. Ndërkohë, kandidatët e tjerë të cilët kandidojnë të pavarur...