Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
‘Duam 150 minuta, mos na provokoni’/ PD kërkesë kryetarit të Kuvendit
Ditën e hënë Kuvendi do të zhvillojë seancë plenare, ku në agjendë parashikohen edhe raportimet e disa institucioneve të pavarura kushtetuese. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, përmes një shkrese, i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit “të shmangë provokimet ndaj opozitës duke i lënë kohë për debat”. Sipas grupit të PD “çdo ndryshim i njëanshëm nga Kuvendi i të drejtave të deputetëve të pakicës, apo interpretimit 34 vjeçar të Rregullores së Kuvendit, është atentat ndaj parlamentarizimit dhe asgjesim i të drejtave të opozitës parlamentare, dhe për pasojë është dhe do të jetë i papranueshëm për deputetët e opozitës.”. Letra e plotë: Z. Kryetar i Kuvendit, Në vijim të urdhrit tuaj nr. 24, datë 24.10.2025, me të cilin është thirrur seanca plenare për datën...