Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Interi ëndërron! Gati 60 mln euro për të tunduar një yll të destinuar për Real Madridin
24 Tetor 2025 16:00 Telesport Ëndrrat duan guxim dhe Interi po provon shanset për një lojtar që konsiderohet pikërisht i tillë për kampionatin italian, lojtar ëndrrash. Bëhet fjalë për Nico Paz. Klubi zikaltër po përgatit një ofertë të bujshme prej 60 milionë eurosh për të nënshkruar me yllin e Como, edhe pse Real Madrid praktikisht “e ka në xhep” mesfushorin ofensiv. Sipas Tycsports në Argjentinë, zikaltrit kanë besim se mund ta bindin Nico Paz për të mos u kthyer në Madrid. Kontrata e tij aktuale me Como vlen deri në qershor të vitit 2028, por çdo transferim i mundshëm kërkon miratimin e Real Madridit. Los Blancos mund ta rikthejnë lojtarin në vitet 2026 dhe 2027 me një shifër fikse. Ndërkohë, nëse Como e shet, Real...