Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama dhe Malaj, me ekspertë të financave: Zbatimi i Paqes Fiskale nis vitin e ardhshëm
Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me ministrin e Financave, Petrit Malaj, ishin në një takim me ekspertë të financave mbi prioritetet e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Kryeministri Edi Rama: Është shumë e rëndësishme që “Paqja Fiskale” të hartohet dhe të përmbyllet me sukses në aspektin konceptual deri në fund të këtij viti në mënyrë që vitin e ardhshëm të fillojmë me zbatimin e saj. Unë kam shumë besim që nëse “Paqja Fiskale” konceptohet dhe planifikohet ashtu siç duhet, do të jetë një mesazh shumë pozitiv për sipërmarrjen, por besoj do të mund të rrisë edhe të ardhurat për arkën e buxhetit të shtetit, ndërkohë që pika kyçe mbetet rritja e performancës në tërësi dhe ulja e informalitetit. Ministri i Financave, Petrit Malaj: Qëllimi...