PS-PD dakordësi për dy komisione, konfirmohet numri i parabartë dhe pjesëmarrja e forcave të tjera politike

PS-PD dakordësi për dy komisione, konfirmohet numri i parabartë dhe pjesëmarrja e forcave të tjera politike

Mazhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësinë sa i përket përbërjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ai do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë dhe me numër të barabartë anëtarësh. Në mënyrë që diskutimet për ndryshimet në ligjin elektoral të jenë gjithëpërfshirës, e rekomanduar kjo dhe nga OSBE-ODIHR, vend në komision do të ketë edhe për partitë e vogla. Projektvendimi sqaron se vendimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore do të miratohen me shumicën e votave të anëtarëve dhe konsensusin e bashkëkryetarëve. Pjesë e tryezës së diskutimeve do të jenë plot 16 anëtarë, nga të cilët 7 do t’i përkasin Partisë Socialiste dhe 7 Grupit parlamentar të Partisë Demokratike. 2 anëtarë do të jenë nga partitë të cilat në zgjedhjet e 11 majit kanë fituar të...