“Do nisim protestat e fuqishme”, Berisha: Raporti i ODIHR tregoi se 11 maji ishte farsë elektorale

“Do nisim protestat e fuqishme”, Berisha: Raporti i ODIHR tregoi se 11 maji ishte farsë elektorale

Partia Demokratike do të nisë protestat për zgjedhje të lira e të ndershme pas publikimit të raportit të ODIHR për 11 majin. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar demokrat Berisha deklaroi se vëzhguesit ndërkombëtarë e bënë pjesën e tyre, tani i takon opozitës dhe qytetarëve të ngrihen kundër qeverisë. “Të ngrihemi në protesta të fuqishme”, tha Berisha. Berisha tha se raporti i ODIHR tregoi se Partia Socialiste  dhe shteti u bënë një në fushatë elektorale, duke e shndërruar 11 majin në farsë. “Natyrisht raporti nuk mund të shkruajë ato që nuk shkruhen. Jo. Ai ka pasur detyrë, ata burra e gra kanë pasur detyrë të thonë nëse zgjedhjet përputhen me standardet ndërkombëtare apo jo. Dhe ata faktojnë se në një demokraci pluraliste, këto zgjedhje nuk përputhen...