Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?
Kuvendi ka bërë zyrtare, projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. 16 anëtarë do të ketë në përbërje Komisioni i Posaçëm, ku PS ka 8 anëtarë, ndërsa 6 do të jenë nga PD-ja, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë. Për çështje të veçanta për të cilat nuk kanë gjetur konsensus do të vlerësohet dhe mund të kërkohet ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës. PR/VENDIMI REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI PROJEKTVENDIM PËR NGRITJEN E KOMISIONIT TË POSAÇËM PËR REFORMËN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Në mbështetje të neneve 77, pika 1, dhe 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 dhe 55,...