Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Duhet të ngrihemi në protesta”/ OSBE-ODIHR, reagon Berisha: Ndërkombëtarët e thanë fjalën e tyre
Sali Berisha thotë se opozita dhe shqiptarët duhet të ngrihen në protesta pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në konferencën e sotme për mediat, kreu i PD tha se raporti i publikuar një ditë më parë për zgjedhjet ishte më damkosësi në 33 vite. Ai që ka sy të lexojë, le të lexojë në faqe të tëra rreshtohen e gjithë batërdia zgjedhore, jo në një apo dy rrethe, por në shumicën e qarqeve të Shqipërisë. E vërteta është se në 33 vite, ky është raporti më damkosës për farsën elektorale të Edi Ramës. Asnjë raport tjetër nuk ka pasur përmasat e denoncimit të farsës si raporti i zgjedhjeve të 11 majit. Janë rreshtuar argumente të pafundme të funksionimit...