Abuzimet me fondet e IPARD II, SPAK: Kemi regjistruar procedimin penal

Abuzimet me fondet e IPARD II, SPAK: Kemi regjistruar procedimin penal

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka njoftuar zyrtarisht se ka nisur procedim penal lidhur me abuzimet me fondet IPARD II. Në një përgjigje për mediat, SPAK bëri me dije se çështja ndodhet në fazën e hetimeve paraprake, ndërsa për momentin nuk jepen detaje për shkak të sekretit hetimor. "Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal dhe çështja është në fazën e hetimeve paraprake. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjë publike informacione të mëtejshme,"-thuhet në përgjigjen e SPAK. Programi i IPARD II parashikonte një fond total prej 146 milionë euro, nga të cilat 112 milionë euro janë fondet të BE-së dhe pjesa tjetër financim i qeverisë shqiptare. Hetimi për IPARD II fillimisht nisi në 2023 nga OLAF...