Shkelën moratoriumin, 5 gjahtarët kapen mat gjatë natës. Iu gjet dron dhe…

Shkelën moratoriumin, 5 gjahtarët kapen mat gjatë natës. Iu gjet dron dhe…

Policia e Shkodrës ka njoftuar këtë të premte, më 24 tetor, se ka finalizuar operacionin e koduar “Hunters”, që ka çuar në arrestimin e pesë shtetasve që u kapën në flagrancë në fshatin Rragam, duke ushtruar gjueti të paligjshme.  “Gjatë kontrolleve, në fshatin Rragam, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 5 shtetas që kryenin gjueti të paligjshme. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, u gjetën: 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu teke, 1 armë gjahu shotgan, municion luftarak, 1 dron dhe 1 shpend i vrarë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale“, thuhet në njoftimin e bërë publik për mediat.  “Kontrollet e mëtejshme çuan edhe në gjetjen e një sasie lënde narkotike Cannabis Sativa në banesën e njërit prej të arrestuarve, shtetasit...