Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Do jetë president edhe në vitin 2028”, ish-këshilltari i Trump zbulon planin për t’i dhënë republikanit mandatin e tretë
Ish-këshilltari kryesor i Donald Trump, Steve Bannon, ka deklaruar se ekziston një plan për ta mbajtur Presidentin në Shtëpinë e Bardhë edhe pas mandatit të tij të dytë, duke ngritur dyshime për mënyrat se si ai mund të anashkalojë Amendamentin e 22-të të Kushtetutës amerikane, i cili ndalon presidentët të zgjidhen më shumë se dy herë. Në një intervistë për The Economist, Bannon tha se ekipi i Trump tashmë ka përgatitur strategjinë. “Në kohën e duhur do ta paraqesim planin. Por ekziston një plan, dhe Trump do të jetë president në vitin 2028”, u shpreh ai. Kur u pyet për kufizimin kushtetues, Bannon u përgjigj se ka shumë alternativa të ndryshme dhe se në momentin e duhur do të zbulohej rruga ligjore që do të...