Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Nuk u parandalua krimi zgjedhor’, Bylykbashi: Situata përkeqësohet më shumë
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, duke marrë shkas nga raporti i OSBE-ODIHR-it, theksoi se prokuroria dështoi në ngritjen e Task-Forcës për të parandaluar krimin zgjedhor. Ligjvënësi demokrat kritikoi organin e akuzës, duke theksuar se asnjë nga problematikat nuk ishte përfshirë në këto rezoluta, sikurse ishin raporti i DASH më herët dhe ai për zgjedhjet dje.“Raporti i OSBE/ODIHR tregoi se Task-Forca e Prokurorisë nuk funksionoi, nuk u parandalua krimi zgjedhor dhe blerja e votës. Rezoluta këtu vetëm sa prekin sipërfaqen dhe nuk flasin të vërtetën. Parlamenti të vërë gishtin në plagë, situatat përkeqësohen më shumë dhe përshkallëzojnë. Kemi raporte nga OSBE/ODIHR, DASH e të tjera, që nuk janë përfshirë këtu dhe që duheshin futur, duhen diskutuar”, tha Bylykbashi. Ai u ndal dhe te fakti që task-forca...