Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Më lironi!”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-minitrit Lefter Koka
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për lirim nga qelia. Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani, i cili nuk mori parasysh kërkesën e Kokës, për shuarje të masës me pretendimet se ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit. Në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. Gjyqtari Xhevdet Lika, tha se për pjesën e mbetur të dënimit, Koka duhet te mbaje kontakte me shërbimin e provës dhe gjatë kësaj kohe nuk duhet të kryejë vepra të tjera penale.