Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
10 degët e ekonomisë, që kishin paga më të ulëta se mesatarja kombëtare me 2024
Nga 21 aktivitete ekonomike gjithsej nga bujqësia te teknologjia, në 10 prej tyre punonjësit kishin paga poshtë mesatares kombëtare më 2024.Vitin e kaluar paga mesatare mujore bruto sipas deklarimeve nga listë-pagesat në tatime arriti në 77,4 mijë lekë, me rritje 9.8 për qind në krahasim me vitin 2023.Në fund të renditjes qëndron sektori i akomodimit dhe shërbimeve të ushqimit, ku paga mesatare është vetëm 50,363 lekë, rreth 35 për qind më pak se mesatarja kombëtare. Megjithë zhvillimet pozitive të viteve të fundit sektori mbetet ndër më pak të paguarit për shkak të dominimit të punës sezonale dhe informalitetit të lartë.Bujqësia, silvikultura dhe peshkimi pasojnë me një pagë mesatare prej 51,307 lekësh, duke mbetur gjithashtu 33.8 % poshtë mesatares kombëtare. Bizneset e lidhura me bujqësinë dhe...