“Tom Doshi ia mbathi”/ Reagon ashpër Berisha: Do të arrestohej nga SPAK, u urdhërua…

“Tom Doshi ia mbathi”/ Reagon ashpër Berisha: Do të arrestohej nga SPAK, u urdhërua…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Kryetari i PSD-së, Tom Doshi është arratisur, ndërkohë që sipas tij, për të ishte prerë urdhër arresti nga SPAK. Berisha shkruan se Tom Doshi është aleati i kryeministrit Rama dhe disa ditë më parë u thirr në SPAK. Nga ana tjetër ngre dyshime se u urdhërua dhe se ky i fundit ia ka mbathur. “Toma ia mbathi! Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur. Sot në mëngjes gosipin e mori era...