Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

Kim Kardashian është diagnostikuar me një aneurizëm në tru. Në pamjet nga sezoni i ri i serialit “The Kardashians”, ajo shkon të bëjë një skaner. 45-vjeçarja duket se ia vendos fajin stresit për gjendjen e saj shëndetësore.  Aneurizmat janë fryrja e enëve të gjakut në formë baloni. Në tru janë të zakonshme dhe të dhënat tregojnë se prekin 1 në 50 persona.  Në shumë raste, pacientët nuk e dinë që mund ta kenë një të tillë sepse nuk shkaktojnë shumë simptoma.  Nëse përmasat e një aneurizme në tru rriten, shkakton dhimbje koke, humbje ekuilibri dhe probleme me të folurit. Në rastin e një rrjedhjeje, janë shumë të rrezikshme e deri vdekjeprurëse.  Aneurizmat mund të ndodhin në çfarëdo pjese të trupit, por më së shumti gjenden në aortë, arterien kryesore dhe më të...