Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Balluku është zyrtarja më e korruptuar e shtetit shqiptar në këto 35 vite”/Reagon ashpër Bardhi: Dosjet e saj…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime të mëdha për mundësinë e ndikimeve politike dhe presionit mbi Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) në çështjet që kanë të bëjnë me Zëvendëskryeministren dhe ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Në një postim në Facebook, Bardhi e cilëson Ballukun si “zyrtaren më të korruptuar të shtetit shqiptar në 35 vitet e fundit”, duke thënë se gjurmët e saj të korrupsionit shtrihen në çdo sektor publik, nga energjia tek infrastruktura, përfshirë Tunelin e Llogarasë dhe Aeroportin e Vlorës. Ai thekson gjithashtu se dosjet ndaj Ballukut në SPAK janë “me dhjetëra”, dhe se një prej tyre ka marrë tashmë rrugë zyrtare. Sipas kreut të grupit parlamentar demokrat, prokurori...