Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
“Komplotet” brenda PD-së dhe “përplasjet” që kishte me Ina Zhupën – Pse u largua Manjola Nikollo?
Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, një ditë më parë ju largua dhe një tjetër demokrate. Pas emërimit të ish-deputetes së PD-së, Zheni Gjergji në krye të Spitalit Rajonal ‘Dr. Xhaferr Kongoli’ në Elbasan, socialistët kanë arritur të “peshkojnë” nga kampi blu ish-kryetaren e kësaj force politikë në Sarandë. Manjola Nikollo, ish-zyrtarja demokrate ka pranuar të jetë nënkryetarja e re e bashkisë së Sarandës, e cila drejtohet nga Oltion Çaçi. Emërimi i saj vjen në vazhdën e kalimeve të disa përfaqësuesve nga radhët e demokratëve drejt atyre të Partisë Socialiste. Manjola Nikollo dha dorëheqjen si kryetare e PD-së në Sarandë për të marrë pjesë në primare, më pas ajo hoqi dorë edhe nga pjesëmarrja në listën e hapur të PD-së në qarkun e Vlorës në...