Kosovë/ REL: Zgjedhje milionëshe, transparencë minimale

Kosovë/ REL: Zgjedhje milionëshe, transparencë minimale

foto ilustruese KOSOVË- Gati katër milionë euro u shpenzuan nga 28 subjekte politike gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit për Kuvendin e Kosovës. Vetëm pesë partitë kryesore - Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës/Nisma dhe Lista Serbe - shpenzuan rreth 3.6 milionë euro, sipas të dhënave që publikoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ligji kërkon që partitë t’i dorëzojnë raportet financiare brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve. Më 12 tetor u mbajtën edhe zgjedhjet lokale, ndërsa rundi i dytë i tyre do të mbahet më 9 nëntor. Të dhënat për këto fushata do të publikohen më vonë, por në zgjedhjet e kaluara lokale, më 2021, pesë partitë kryesore shpenzuan rreth 1.3 milion euro. Përfaqësues të...