Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vuçiç: Serbia mund të anëtarësohet në BE para 2030, por s’do ta pranoj kurrë pavarësinë e Kosovës
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç thotë se Serbia mund të anëtarësohet në BE para vitit 2030, por tha se nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për radiotelevizionin publik RTS, Vuçiç tha: “Unë besoj se ekzistojnë shanse të tilla. Por ekziston një çështje tjetër, çështja e Kosovës. Unë nuk mund dhe nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Vuçiç. Sipas tij, Serbia mbetet e rrezikuar politikisht nga situata gjeopolitike dhe se rreziku më i madh do të vinte nga një “luftë e vërtetë” midis Evropës dhe Rusisë. “Nëse do të shpërthente një luftë e vërtetë midis Evropës dhe Federatës Ruse, ky do të ishte rreziku më i madh. Ne duhet të shmangim përfshirjen në çdo mënyrë dhe duhet të ruajmë neutralitetin tonë ushtarak. Në çdo mënyrë ne do...