Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Wirtz “bëhet i gjallë”, e zhvendos presionin mbi Salah. Rivalitet i ashpër për krahun e djathtë
24 Tetor 2025 12:06 Alfred Lleshi Florian Wirtz ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit dhe e zhvendos presionin mbi Salah. Në fitoren 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt, ku “Reds” i ndërprenë 4 humbje radhazi, Wirtz spikati me dy asiste për Gakpo dhe Szoboszlai, si dhe ndikim konstant në lojën sulmuese. I vendosur nga Arne Slot në krahun e djathtë, zakonisht i Salah, gjermani lëvizi lirshëm drejt qendrës, orkestroi posedimin, i dha fluiditet manovrës ofensive. Pavarësisht një gabimi që solli golin 1-0 të gjermanëve, ai reagoi me karakter dhe cilësi. “Liverpool Echo” i vendosi notën 9/10, ndërsa “The Athletic” lavdëroi vendimin e trajnerit për ta lënë Salah në stol, i cili po kalon krizë forme (vetëm 3 gola dhe 3 asiste në 12 ndeshje). Pas ndeshjes, Wirtz...