Kandidati i mbështetur nga opozita për Bashkinë Vlorë mbledh firmat që i duhen për zyrtarizim

Kandidati i mbështetur nga opozita për Bashkinë Vlorë mbledh firmat që i duhen për zyrtarizim

Sipas burimeve zyrtare nga Partia Demokratike Dega Vlorë, kandidati i pavarur Dionis Sota, i cili mbështetet nga ky subjekt politik, ka arritur të mbledhë firmat që i duhen për t’u zyrtarizuar në zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit. Sota duhet të mblidhte në total rreth 1800 firma, ose e thënë ndryshe, sipas ligjit në fuqi, 1% të numrit të votuesve plus 5% të shumës që del nga herësi në fjalë. Afati i fundit për dorëzimin e firmave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishte data 24 tetor, pikërisht kjo e premte. Sota, sipas informacioneve, po udhëton sot drejt Tiranës për të dorëzuar firmat. Për Bashkinë e Vlorës deri tani pritet të jenë tre kandidatë në garë: Brunilda Mersini nga Partia Socialiste, Dionis Sota kandidat i pavarur,...