Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Plagosje në “Rrugën e Dibrës” në Tiranë, autori i dënuar për vrasje, ekzekutoi komshiun në 2011
Foto ilustruese TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në “Rrugën e Dibrës” në Tiranë, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin, Roland Laçej. Ky i fundit rezulton i dënuar më parë për vrasje, pasi në vitin 2011 i mori jetën shtetasit Ardian Salibasha, dhe la të plagosur vëllanë e viktimës, Edmondin. Personi i plagosur ditën e djeshme, shtetasi M.X, 48 vjeç, ndodhet në spital, sipas policisë jashtë rrezikut për jetën. Duket se Laçej pavarësisht dënimit me disa vite burg për vrasje, nuk i ka shpëtuar përfshirjes në ngjarje të reja kriminale, siç ishte dhe plagosja e djeshme. Vrasja në vitin 2011 ndodhi pas një konflikti për motive pronësie mes Laçejt, dhe dy vëllezërve Salibasha, pasi ata jetonin në të njëjtën godinë...