Politika nën terror, një grup i madh me shumë pushtet do të jetë para drejtësisë, SPAK po bën gati listën me…

Politika nën terror, një grup i madh me shumë pushtet do të jetë para drejtësisë, SPAK po bën gati listën me…

Kreut të SPAK Altin Dumanit i kanë mbetur vetëm 2 muaj kohë për të finalizuar dosjet që kanë kohë nën hetim, ku janë të përfshirë ish-kryeministra, ish-presidentë, ministra, ish-ministra, deputetë, ish-deputetë, kryebashkiakë, drejtorë të niveleve të larta dhe biznesmenë të fuqishëm. Mandati i tij është në fazën vendimtare dhe SPAK ka në dorë dosjet më të ndjeshme që mund të tronditin politikën shqiptare dhe elitën ekonomike. Nga inceneratori i Tiranës, PPP-të në Shëndetësi, mega-aferat e rrugëve dhe energjisë, deri te tragjeditë e 21 Janarit dhe Gërdecit, të gjithë zyrtarët e lartë janë në pritje të drejtësisë. Juristi Romeo Kara ka bërë një deklaratë të fortë, duke paralajmëruar se një grup i fuqishëm personazhesh nga politika do të përballet shumë shpejt me arrestime dhe procese gjyqësore....