Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Dosja ‘Bankers’ në SPAK, CEO kinez dhe ish-drejtori kërkojnë në GJKKO lirimin nga qelia
CEO i “Bankers Petroleum” Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo, të cilët ndodhen në burg që në korrik, kërkojnë ndryshim mase në GJKKO. Përmes avokatëve të tyre, Çobo dhe CEO kinez kanë kërkuar informacion për hetimet dy mujore dhe zëvendësim të masës së sigurisë. Prokuroria e Fierit shpalli moskompetencë për dosjen e Bankers dhe e transferoi në Prokurorinë e Posaçme pasi gjatë hetimeve disa mujore dolën në dritë elementë të rinj që kanë të bëjnë me veprën penale të korrupsionit, që përfshijnë zyrtarë të lartë, si edhe grup të strukturuar kriminal. Aksioni në “Bankers Petroleum” në fillim të korrikut erdhi pasi kompania, e cila prej më shumë se 20 vitesh nxjerr naftë në Patos-Marinzë, ka shmangur gjatë gjithë ekzistencës së saj taksat në vend. Sipas hetimeve, gjatë periudhës 2004–2024, kompania...