Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
EMRI/ Arrestohet në Kuçovë i dënuari me 29 vjet burg në Itali, në pranga edhe bashkëpunëtori që e strehonte
Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeta”. Operacioni, nga DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së. I dënuar në Napoli, me 29 vjet burgim, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet 49-vjeçari. Arrestohet në flagrancë 53-vjeçari që strehonte në Kuçovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në këtë banesë u gjet një sasi Cannabisi. Si rezultat i një pune operacionale të mirorganizuar, të kryer nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me DFPO-në, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, u finalizua operacioni “Rrjeta”. Në kuadër të operacionit, u vunë në pranga: -shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Armando Pjetri, 49 vjeç; -shtetasi...