Ancelotti dhe Gattuso nuk flasin prej 6 vitesh, e zbulon vajza e “Carletto”: Babai u ndje i tradhtuar…

Ancelotti dhe Gattuso nuk flasin prej 6 vitesh, e zbulon vajza e “Carletto”: Babai u ndje i tradhtuar…

24 Tetor 2025 10:13 Alfred Lleshi Ftohja e raportit mes Ancelotti dhe Gattuso daton në dhjetor 2019, kur Aurelio De Laurentiis kontaktoi ish-mesfushorin energjik për të zëvendësuar “carletto”. Që atëherë, marrëdhënia e tyre u prish, siç tregon Katia Ancelotti: “Rino nuk e ka telefonuar më kurrë babain, nuk flasin më. Babai u mërzit, sepse ia punuan pas shpine, nuk bën dot sikur asgjë s’ka ndodhur”. Më 10 dhjetor 2019, Napoli mposhti Genk 4-0 dhe u kualifikua në 1/8 e finale të Ligës së Kampionëve. Pavarësisht suksesit, De Laurentiis komunikoi në darkë shkarkimin e Ancelottit, duke paralajmëruar Gattuson “të rrinte qetë dhe të priste”. Akordi që Gattuso bëri pas shpinës së Ancelottit shkaktoi prishjen e marrëdhënies. Nuk pati grindje publike apo akuza, por probleme personale kanë...