Dyshohet se bleu vota për Tom Doshin, SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës

Dyshohet se bleu vota për Tom Doshin, SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës

Kristian Shkreli  TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim. Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë nën dyshimin se bleu vota për Partinë Socialdemokrate. Atij iu komunikua akuza “ korrupsion në zgjedhje”. Kërkesa e SPAK lidhur me kalimin apo jo të dosjes në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj. Në muajin muaj të këtij viti, në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Shkrelit ju sekuestrua telefoni celular ndërsa iu ushtrua edhe kontroll. Shkreli është i dyshuar për veprën penale të korrupsionit zgjedhor, pasi dyshohet se bleu vota për PSD-në e Tom Doshit. Së bashku me Shkrelin te dyshuar...