Ministri Salla takon përfaqësues të KE-së: Siguria Ushqimore, kapitull kyç në procesin e anëtarësimit në BE

Ministri Salla takon përfaqësues të KE-së: Siguria Ushqimore, kapitull kyç në procesin e anëtarësimit në BE

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një takim të frytshëm me Caroline Boeshertz, Drejtuese e Njësisë A5 për Marrëdhënie Ndërkombëtare Dypalëshe në DG SANTE (Drejtoria e Përgjithshme për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore në Komisionin Evropian), dhe ekipin e saj. Në qendër të diskutimeve ishin sfidat dhe hapat konkretë për përmbushjen e kushteve të Kapitullit 12-të Siguria Ushqimore, një prej kapitujve kyç në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ministri Salla theksoi rëndësinë e këtij kapitulli në procesin e integrimit dhe angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për të vënë në dispozicion të këtij procesi të gjitha kapacitetet institucionale dhe teknike, me qëllim përafrimin e standardeve shqiptare me ato të Bashkimit Evropian. Nga ana tjetër, DG SANTE rikonfirmoi mbështetjen për Shqipërinë...