Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Fondi Botëror në Fushën e Cybersecurity dhe AI vjen në Shqipëri – Potenciali Inovativ në Rajon
Evolution Equity Partners, një nga fondet më me reputacion ndërkombëtar të investimeve në fushën e sigurisë kibernetike dhe zgjidhjeve të avancuara të inteligjencës artificiale, do të vizitojë Tiranën më 5 nëntor 2025, si pjesë e turit nëpër Ballkanin Perëndimor.Kjo vizitë është pjesë e një nisme më të gjerë rajonale, përmes së cilës fondi synon të eksplorojë potencialin lokal të inovacionit, të vlerësojë mundësitë për bashkëpunim me ekosistemet, institucionet dhe akademitë, si dhe të identifikojë projekte e ekipe që meritojnë njohje ndërkombëtare.Gjatë qëndrimit në Shqipëri do të organizohet një panel i mbyllur për prezantimin e ideve, i dedikuar për startup-e dhe kompani të reja teknologjike të përzgjedhura me kujdes, të cilat tashmë kanë produkte të validuara dhe prezencë në treg – veçanërisht në fushat e sigurisë...