SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim kryebashkiakun e PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim kryebashkiakun e PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Pak ditë pasi iu komunikua akuza për korrupsion në zgjedhje, SPAK ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e PS-së në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim.Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë me akuzën se bleu vota për Partinë Socialdemokrate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Atij iu komunikua akuza “ korrupsion në zgjedhje”. Kërkesa e SPAK lidhur me kalimin apo jo të dosjes në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.Akuza e korrupsionit në zgjedhje Shkrelit iu komunikua më 3 tetor. Bashkë me Shkrelin, Report mësoi se edhe 3 persona të tjerë janë të dyshuar. Në Maj, atij iu sekuestrua celulari me vendim të GJKKO-së, ndërsa iu ushtrua...