Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
U mor i pandehur për blerje votash, SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës
SPAK ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës Kristian Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim. Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë nën dyshimin se bleu vota për Partinë Socialdemokrate. Atij iu komunikua akuza “ korrupsion në zgjedhje”. Kërkesa e SPAK lidhur me kalimin apo jo të dosjes në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.