Forbes: Diella, eksperiment i rrezikshëm i Shqipërisë që kërkon BE

Forbes: Diella, eksperiment i rrezikshëm i Shqipërisë që kërkon BE

Muajin e kaluar, Shqipëria prezantoi një sistem të inteligjencës artificiale që do të shërbente si ministër në qeveri, një zhvillim i parë i këtij lloji nga një shtet. Lajmi erdhi si një tronditje, madje edhe për shumë njerëz që kanë qenë vëzhgues shumë të zellshëm në industrinë e inteligjencës artificiale gjatë 3 viteve të fundit. Shqipëria, një komb ballkanik me 2.8 milionë banorë, njoftoi se figura virtuale Diella, një sistem i inteligjencës artificiale që e filloi vitin duke ndihmuar individët me dokumentacionin dixhital, do të promovohej në një pozicion në nivel kabineti për të menaxhuar prokurimet publike. Qeveria e paraqiti atë si një sistem softuerik që do të vlerësonte tenderët vetëm në bazë të meritës, pa ryshfete, favore apo frikë. Kjo është, ose një risi...